Teori e Mesimit

  1. Didaktika si discipline pedagogjike studion mësimin me karakter pedagogjik, andrologjik ku realizohen qëllimet dhe detyrat edukativo-arsimore si pikësynime shoqerore drejt formimit te personaliteteve te nxënësve ne aftësin dhe pregatitjen e tij.
  2. Themelues i teorisë së didaktikës është: Komenski
  3. Sqaroni nocionin “arsim”!
    Me nocionin arsim, gjatë shkollimit ne proceset e mesimit te organizuar kuptojme pervetsimin e diturive te reja. Arsimi eshte process qe zhvillohet gjate punes mesimore dhe te mesimedhenjes.
  4. Kognitivistë shprehen se te nxenit eshte nje procese dhe reflektim i ndryshimit te jashtem qe munde te vezhgohet drejtepersedrejti.  V / G  (rretho njeren).
  5. Shenoni karakteristikat e mesimit bashkekohor!
    Jane variantat dhe format e organizimit te punes mesimore, mundesi e inkuadrimit te shume faktoreve ne mesim, zgjedhja dhe aplikimi i metodave dhe mjetet mesimore, ne krijimin e situatave me adekuate ne mesime, aplikimi i sistemeve me bashkekohore te teknikes dhe teknologjise mesimore.
  6. Veçonidisa tipare te cilat duhet ti posedoj arsimtari!
    Orintimi i drejte ndaj profesionit, pergatitja educate profesionale, pergatitja pedagogjike, andrologjike, kultura e pergjithshme, vetit e karakterit personal dhe aftesite e organizuar etj.
  7. Curriculumi perfshine edhe problmet qe kane te bejne me aspekte tjera te realizimit te programit te aftesimit te tyre qe do te barten ne detyra programore. Ne kurrikulum eshte nje bashkesi veprimesh te planifikuara per te nxitur arsimtarin.
  8. Funksioni i mjeteve mesimore qendron ne:
    te natyres psikologjike, gnosologjike, didaktike, praktike dhe konretizuese-ilustrative
  9. Shenoni anet positive dhe negative te formes se punes ne grupe:
    positive-( nxit konkurencen e pervetsimit te njohurive, iniciativen individuale, krijon ambient pune)
    negative-( kerkon kushte me te mira ekonomike, objekt mesimor, klasa most e kete me shum se 20 nxenes.
  10. Theksoni veprimet qe duhet bere ne etapen pregaditore (ne hyrje) gjate artikulimit te ores mesimore!
    Ne kete etape te punes mesimore duhet bere disa veprime te cilat mbeshtetjet e tyre ne punen e planifikuar ne pune ne pikpamjet kohore nuk zgjat shume, eshte etap me rendesi ne pergatitjen e nxenesve dhe mobilizimi fizik dhe psikik  te tyre per nje angazhim me te mire ne mesim. Ne kete etap behet nxitja e interesave si dhe aktiviteteve per nxenje dhe pervetsimin e diturive.
  11. Pershkruani perparsite dhe te metat e kontrollimit me goje?
    perparsite-(cilesia e informacioneve qe sjell nxenesi, menyra se si parashtron argumentet, menyra se si interpreton dhe komenton te dhenat dhe informacionet mesimore, sa eshte i kuptueshem dhe elokuent, sa te dhenat mesimore i sjell ne menyr creative, sa nxenesi informacionet i ka perpunuar dhe operon me to lirshem etj.
    te metat -(interpretimi formalist, perqendrimi  ne elementet dytesore, ikje nga qensorja, nuk zbulon lidhjet shkakesore te materies etj.
  12. Pse duhet perdorur Taksonomia e Blumit gjate procesit te mesimdhenies?
    Problematiken e trajtimit te detyrave te mesimit ne shumicen e rasteve ne literaturen didaktike e hasim tejet te pergjithesuar. Andaj Blumi ne Taksonimin e prezantuar beri qe kjo qeshtje teorike te marr trajta te vlerave te percaktuara.

 

 

 

  1. Pershkruani karakteristikat e sistemit klasë-ore-lende!
    Kerkohet sipas aftesive dhe te arriturave dhe jo sipas moshes kromologjike, per ta bere kete perdoren testet e standartizuara, speciale, por jo vetem te inteligjences. Shkolla pa klasa ka planin dhe programin e vet te ndara ne sekuenca tersi logjike, puna e nxenesve vlersohet ne menyr permanente te gjitheanshme, objektivat etj.
  2. Ku qendron esenca e perdorimit te metodes se demostrimit dhe ilustrimit?
    Perdorimi i ketyre metodave qendron ne burimet themelore te permbajtjes gnosologjike te mesimit qe eshte te vrojtuarit, si dhe permbajtjet epervojes te shfaqur ne forma te ndryshme te operacioneve tona per dukurite dhe fenomenet e shoqerise dhe natyres.
  3. Argumentoni se ne ç’menyre arrihet vlersimi i drejte i nxenesve!
    Vleresimi i drejt ka nje rendesi te madhe per nxenesin d.m.th arsimtari per ta kryer me sukses ket process duhet te kete ndjenj velimi (sa duhet te dije nxenesi), ndjenje e cilesis (si duhet ti paraqes diturit dhe çfar duhet te jene ato) dhe ndjenje pergjegjesie (duhet te vleresoj drejt dhe korrekt nxenesin).
  4. Shenoni disa nga temat te cilat i studion didaktika!
    Studion problemet e gjitheanshme te mesimit, gjithashtu merret me studimin e metodave kerkimore te mesimit dhe te procesit te njohjes, studion perparsit, vlersimin dhe parashikimin e procesit mesimor.
  5. Fjala didaktike/ didascein/ ne gjuhen shqipe do te thote:
    arsim, te nxenit, te mesuarit, educate.
  6. Sqaroni nocionin “edukate”!
    Edukata si nocion dhe process i perbere eshte veprimtari e organizuar qe merr pjese ne zhvillimin e cilesive positive te nxenesit duke hormanizuar raportet shoqerore dhe individuale.
  7. Cilet jane faktoret e procesit te mesimdhenies? Pershkruani shkurt njerin prej tyre
    Jane: faktoret subjektiv dhe objektiv.
    Faktoret subjektiv jane struktura sociale te cilat shkaktojne ndryshime dinamike dhe ne funksionalitetin e tyre kreativ bejne qe puna mesimore te zhvillohet sipas ekuacioneve te parapara.
  8. Shenoni disa parime mesimore!
    Parimi i drejtimit edukativ i organizimit te punes mesimore, i maturise se punes mesimore sipas moshes dhe aftesive psiko-fizike te nxenesit etj.
  9. Analizoni punen e  mesimdhenesit ne shkollen bashkekohore?
    Duhet te jete komunikues, duhet te jete bashkekohore actor imire, mentor i mire, keshillues imire, orator i mir, vleresues ne menyre bashkekohore etj.
  10. Plani mesimore koncetrohet ne teresite mesimore, temat dhe njesite ndersa programi mesimore permbane lendet mesimore, oret dhe fondin e oreve.
                          V / G  (retho njeren)
  11. Anet positive dhe negative te Dalton-planit jane:
    Anet positive: orari mesimore zevendesohet me kohen e lir t epunes, klasa shendrrohet ne laboratore per çdo lende mesimi per pune individuale, arsimtari duhet te njeh mire jo vetem lenden por edhe aftesin e nxenesve.
    Anet negative: tejçmon aftesite e nxenesve per pavarsi, pakeson rolin e arsimtarit ne mesim, kerkon me shume mjete materiale, lokal te rregulluar shkollor, orendi te nevojshme shkollore etj.
  12. Ku qendron esenca e perdorimit te metodes se dialogut ne mesim ?
    Metoda e dialogut ose e bisedimit ose siq q quajm ndryshe metoda erotematike ze nje vend te posaqem sin e pikepamje te vleres metodike qe ka ashtu  edhe ne pikepamje te frekuences se perdorumit. Dialogu si forme e veqante e komunikimit ne mesim zhvillohet ne forme te bashkebisedimit te arsimtarit me nxenes si dhe bisedes-dialogut ne mes nxenesve.

 

 

 

  1.  Nese shkolla juaj eshte e pajisur me mjete mesimore, cilat prej tyre do ti perdornit
    gjate punes mesimore:
    Nga mjetet vizuele: vizatime, fotografi, diagrame, grafikone etj
    Nga mjetet auditive: xhirime tonike te njerezve ose te kafsheve, te shpezeve etj
    Nga mjetet audiovizuele: filmat mesimore dhe jo mesimore dhe emisionet televizive
    Te tjera: tekste, libra, doracak, fjalor, vepra letrare, artistike etj.

 

  1. Didaktika si discipline pedagogjike studion teorine e mesimit dhe metodologjine e mesimdhenies. Fjala didaktike rrjedh nga fjala “didascein” qe d.m.th mesim apo te mesuarit.

 

  1. Prej sistemeve te organizimit te shkolles fillore  me ka lene pershtypje!
    Sistemi klase-ore-lende sepse veçohen keto kategori didaktike: viti shkollor i arsimit orari i mesimit me nga kater ore ne dite, puna e perbashket me nxenes, mesimi lendor, artikulimi i lendes ne tema mesimore, njesia mesimore dhe ora mesimore e ndare ne tre etapa (spjegimi i arsimtarit, te kuptuarit e nxenesve dhe perseritja e lendes mesimore).

 

  1. Plani mesimor eshte  ështe pasqyrim tabelar i lendeve mesimore dhe fondin e oreve mesimore te parapare per secilen lende mesimore dhe per cecilen klase. Plani mesimore eshte baza per pergatitjen e programit mesimore.

 

  1. Shenoni karakteristikat e procesit te mesimdhenies!
    Mesimdhenia eshte proces i orientuar drejt qellimit, ka lidhje te ngushte me permbajtjen, eshte e orientuar drejt nje grupi te veqante njerzish, eshte process i planifikuar, shfrytezon disa strategji, shfrytezon disa mjete, karakterizohet nga funksioni i vazhdueshem i procesit te vleresimit, eshte komplekt marredheniesh, dhenies ose percjellje njohurive, organizim i veprimtaris se nxenesve, dhe mundesi realizimi te procesit te te nxenit.

 

  1. Format e bashkepunimit me te njohura jane:
    individuale, kolektive ose ne grupe.

 

  1. Pse eshte e rendesishme te planifikohet puna mesimore?
    Qasjen e seleksionuese ndaj problemeve dhe detyrave mesimore nga lenda gjegjese dhe lendet ne teresi, definimin me saktesi te permbajtjeve mesimore, dimensionimin e kohes se nevojshme per mesim,orientim te drejt per realizimin e objektivave mesimore, percjelljen vlersimin e detyrave te realizuara, mundeson mbikqyrjen profesionale-pedakogjike te mesimit.

 

  1. Ku qendron esenca e perdorimit te metodes se demostrimit dhe ilustrimit?
    Perdorimi i ketyre metodave qendron ne burimet themelore te permbajtjes gnosologjike te mesimit qe eshte te vrojtuarit si dhe permbajtja e pervojes te shaqura ne forma te ndryshme te operacioneve tona, per dukurit dhe fenomenet e shoqerise dhe te natyres.

 

  1. Analizoni etapen e zhvillimit te permbajtjeve te reja mesimore ( pjesa kryesore e ores)
    Kjo pjese e ores nuk eshte e rendesishme pasi qe ne kete etap arsimtari zhvillon njesi te re mesimore, arsimtri ne kete etap perdore metoda mesimore ne zhvillim te njesise se re mesimore, ne kete etape nxenesi fillon te kuptoj, konkludoj, analizoj etj

 

 

 

  1. Cilat veprime duhet t’i realizojme per te vleresuar drejt nxenesin?
    Duhet te njohe personalitetin e nxenesit aftesit, gjendjen emocionale, kushtet ekonomike etj,. Percjellja e tij sistematike ne mesim, konrollomin si me goje me shkrim etj,. Duhet te mbaje evidencen e nxenesve qe vlerson te gjithe me merit, sin e detyra organizime, puna me grupe, puna e pavarur, test, aktivitete te lira dhe punes praktike.

 

  1. Cilat jane objektivat e nivelit te lart  dhe cilat te nivelit te ulet?
    nivelit te lart:( te dallojn, te krahasojn, te arsyetojne, te argumentojne, te analizojne, te gjykojne.)
    nivleti te ulet:( te njohin, te perdorin, te ndertojn)

 

  1. Teksoni rendesine e Komenskit per “Didaktiken” si discipline pedagogjike?
    Komenski funksionin e didaktikes, shikuar nga aspekti i lendes se saj e trajton me gjeresisht, didaktika ka te beje jo vetem artin e te mesuarit, por edhe me artin e te edukuarit, gje qe ky lloje trajtimi i didaktikes ishte prezen deri ne filim te shekullit XIX. Duke in dare lendet mesimore ne: shkenca, shkathtesi dhe ne gjuhe jep shpjegime metodike per çdo grupacion te lendeve mesimore.

 

  1. Sqaroni necionin “te nxenit”
    Te nxenit eshte ndryshim i qendrueshem ne personin qe nxe, eshte ndryshim qe vjen si rezultat i pervojes. eshte nocion qe perfshin te mesuarit si rezultat i pervojes, ky mesim mund te jete i sakt ose i pasakte varësisht nga menyra se si e kupton nxenesiate qe i shpjegohet.

 

  1. Puna individuale e nxenesit tejçmohet ne:
    Dalton-planin

 

  1. Sqaroni parimin e konkretizimit ne mesim?
    Parimi i konkretizimit ka te beje me ndaljen e spjegimit dhe sqarimit te pjeseve apo temave mesimore qe jane me te rendesishme, pra kemi te bejme me konkretizim te gjerave mesimore, ndalja ne ato pika kyqe dhe te rendesishme.

 

  1. Shenoni veçorite e mesimit?
    i organizuar, i planifikuar, i sistematizuar, i vetedijshem, i qellimshem.

 

  1. Plani mesimore permbane lendet mesimore dhe numrin e oreve mesimore, ndersa programi mesimore permbane permbajtjet mesimore per lendet e veçanta mesimore

 

  1. Detyrat mesimore jane:
    materiale (pervetsimin e njohurive), funksionale (zhvillimin e aftesive psiko-motorike), educative (zhvillimin e vetive positive te personalitetit).

 

  1. Tregoni anet positive dhe negative te sistemit klase-ore-lende?
    positive (marrin njohuri te pergjithshme, mundesia e bashkpunimit me te tjeret,artikulimi i lendes ne tema mesimore)
    negative (nuk munde te punojne ne menyre individuale, organizimi i punes kolektive-frontale me te gjithe nxenesit)

 

  1. Taksonomia e Blumit permbane keto shkalle:
    niveli i ulet bejne pjese (te njohurit, te kuptuarit, te zbatuarit, te mesuarit akademik permendesh.niveli i larte bejne pjese (analiza, sinteza, te vlersuarit, te mesuarit ne menyre logjike
  2. Pershkruani 3 objektiva meimore te nivelit te ulet me njesi mesimore nga fusha e juaj!
     dijne cilat jane pjeset e kompjuterit, te sqarojne punen e seciles pjese qe kryen, te numrojne se sa memori ka kompjuteri.
  3. Plotesoni tabelen:  (struktura e ores mesimore – ERR)
Etapa e ores mesimore Teknikat mesimore Koha
Evokim Copeza letra 6’
Realizim Kllaster 20’
Reflektim Diagrami i venit 19’
  1. Pershkruani rendesine e zbatimit te ushtrimeve ne mesim:
    Zbatimi i ushtrimeve ne mesim luan nje rol kyq dhe te rendesishem, sepse ju lehteson te nxenit sa i perket lendes se caktuar, d.m.th rrite me shume njohurite e fituara nga ai subject.
  2. Analizoni metoden e dialogut?
    Te dialogu zhvillohet nje forme kulturore e udheheqjes se nxenesit drejt brendise dhe essences se mesimit- zbatimin e fkateve, lidhshmerine logjike te brendshme te mesimit. Kjo forme e vlersimit eshte me e lehte, me efikase, nxenesite orientohen, koncetrohen ne pergjigje, por nuk lejohet keviteti i nxenesit, nuk zhvillon thellesin e mendimit.
  3. Kognitivistet shprehen se te nxenit eshte nje procese dhe reflektim i ndryshimit te brendshem qe nuk mund te vezhgohet drejtpersedrejti?
                              V / G    (rretho njeren)
  4. Gjykoni pse duhet perdorur kompjuteri ne mesim?
    Pike se pari them se kompjuteri ne ditet e sotme, ku teknologjia ka perparuar dhe ka arritur shkallet me te larta te saj, eshte i nevojshem dhe luan rol te rendesishem sepse ju lehteson nxenesve punen gjate aktiviteteve te tyre mesimore, duke perfshi gjetjen me te lehte te materialeve dhe literatures, hulumtime me te gjera dhe njohuri me te medha. Pastaj gjate pregatitjeve te seminareve, eseve, dosjeve etj.
  5. Shenoni nocionet themelore didaktike?
    Mesimi, Arsimi, Edukata, Te nxenit
  6. Diciplina pedagogjike e cila mirret me vlersimin e nxenesit quhet?
    DOKIMOLOGJIA
  7. Beni dallimet e teorise Bihevioriste dhe Kognitiviste?
    Dallimi eshte se Bihevioristet  te nxenit eshte nje ndryshim ne sjellje ne menyr sipas se ciles nje person vepron ne nje situate te vacant kurse kognitivistet te nxenit eshte nje process i brendshem qe nuk mund te vezhgohet drejtpersedrejti dhe eshte i perqendruar ne proceset mendore.
  8. Tregoni anet positive dhe negative te formes frontale (ballore)
    Pozitive (konrollimin e punes mbi te gjithe nxenesit, shfrytezimin e burimeve te njejte te diturive, organizimin e perseritjeve dhe perforcimi i materialit mesimor dhe eshte ekonomike.
    Negative (dominimi i aktiviteteve te arsimtarit, nxenesit pasiv, procesi mesimor nuk diferencohet per interesa te ndryshme te nxenesve por organizohet per te gjithe njelloj, nuk respektohen aftesite e nxenesve.
  9. Shenoni metodat mesimore:
    Metoda verbale perfshine (metoden e monologut dhe dialogut)Metoda e demostrimit dhe ilustrimit ne mesim, metoda laboratorike- eksperimentale dhe e puneve praktike.
  10. Bihejvioristet shprehen – se te nxenet eshte nje ndryshim ne sjellje, ne menyren sipas se ciles nje person vepron ne nje situate te veçantë.Perfaqsues: Tondajk Skine dhe Votson.
  11. Kognitivistet shprehen- se te nxenet ne vetvete edhte nje proces i brendshem qe     nuk mund te vëzhgohet drejpersedrejti.

      58 . Per te vlersuar drejt nxenesin egzistojne disa veprime – Menyra e kontrollimit        dhe vlersimit me goje, me shkrim, menyra e kombinuar e kontrollimit, menyra e kontrollit   dhe vlersimit permes punes praktike si dhe vetëkontrolli dhe vetevlersimi.

 

 

 

     

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: